Komisioni i sigurisë i zhvilluar me dyer të mbyllura ka votuar pro rishikimit të buxhetit për SHISH në 2018-ën. Por SHISH nuk pranon buxhetin e parashikuar nga qeveria. Për SHISH ishte parashikuar 1.5 miliard lekë. Shërbimi informativ i shtetit ka kërkuar fonde shtesë për godina dhe shpenzime. /AlpeNews.al/
‘Panorama’ ka zbardhur debatin me dyer të mbyllura në të cilën drejtori Ylvi Aga ka kërkuar më shumë fonde.
Drejrori i SHISH(Ylvi Aga): Qeveria ka parashikuar qe nga kerkesa qe ne kemi bere per kete vit te jap me pak fonde
Ervin Salianji: Drejtor kam nje pyetje per ju. A mund ta realizoni punen tuaj ne kushte kur jua pergjysmojne fondet? Ne kushtet ku jemi,mendoj se institucioni i SHISH, duhet te marre jo vetem fondet e kerkuara por edhe shtese ne gjendjen ne te cilen ndodhet vendi.
Ermonela Felaj: Z.Salianji kerko fjalen perpara se te nderhysh.
Sterkaj kerkon te marre fjalen, por Felaj e ndalon.
Paulin Sterkaj: Mos na u sill si mesuese ne komision se nuk je mesuesja jone. Na je bere si Baba Taku ketu. Edhe une mendoj qe per te ardhmen e femijeve tane duhet te heqim nese eshte e nevojshme edhe heqja e fondeve per ndonje institucion tjeter, perballe te ardhmes se femijeve tane. SHISH eshte nje institucion shuke i tendesishem per sigurine kombetare.