Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka rrëzuar ndërtesat në qytetin Hualien të Tajvanit, raportojnë mediat.
Tërmeti goditi ishullin në 23.50 me orën lokale. rreth 20 km larg bregut lindor.
Mediat raportojnë dëme të mëdha në rrugë dhe në ndërtesat e larta. Ekipet e emergjencës po punojnë të nxjerrin njerëzit e bllokuar në një hotel që është rrëzuar pjesërisht.
Ishulli i Tajvanit goditet shpesh nga tërmetet e fuqishme.


