Protesta e studentëve vijon prej më shumë se gjashtë orësh.
Nga ana e policisë është ndërhyrë sërish me autobot me ujë me presion, po ashtu është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Gjithashtu nuk janë ndalur shoqërimet nga policia edhe gjatë mbrëmjes. Ndërsa më herët u raportua për të paktën 23 persona të shoqëruar, ndërsa numri pritet të rritet, me shoqërimet e fundit.
News24 ka transmetuar hap pas hapi vijueshmërinë e protestës që në nisje të saj në orën 14:00.
Gjatë kësaj proteste ka pasur përplasje të shumta dhe gjithashtu studentët janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga ana e efektivëve të policisë.


