• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QËNDRONI VIGJILENTË”/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare
Home
Aktualitet
Kronikë

“QËNDRONI VIGJILENTË”/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

13 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Durrësit. Ambasada paralajmëron se tubimi është përshkallëzuar në dhunë dhe u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat.

Në njoftimin e saj, ambasada bën me dije se protesta, e zhvilluar pranë Sheshit Skënderbej, është shoqëruar me hedhje gurësh dhe mund të përhapet edhe në zonat përreth, përfshirë blloqet dhe ndërtesat qeveritare.

Sipas paralajmërimit, situata mund të sjellë shtim të pranisë policore, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet të tregojnë vigjilencë, t’i japin përparësi sigurisë personale dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

“Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)
Previous article PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit Aktualitet

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT