• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT)

20 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

– Dy vëllezër dhe një kushëri i tyre kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi morën me forcë dhe dhunuan një 28-vjeçar.

Sipas bluve dyshohet se tre të rinjtë Ronaldo Marku, Romario Marku dhe Emiliano Marku e morën me forcë në automjet  28-vjeçarin në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira, në subjektin që administronin 2 vëllezërit.

Pasi e çuan 28-vjeçarin në një karburant në fshatin Shënkoll, ata e dhunuan dhe më pas e lanë në rrugë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një 70-vjeçari, se djali i tij, 28 vjeç, ishte marrë me forcë, në automjet, dhe transportuar, nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan identifikimin, lokalizimin dhe kapjen, pak minuta pas kallëzimit, të 3 autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririt të tyre, shtetasit E. M., 22 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 3 shtetasit, me vetëgjyqësi, kanë marrë me forcë, në automjet, 28-vjeçarin, në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira, në subjektin që administronin 2 vëllezërit e arrestuar.

3 shtetasit e kanë transportuar 28-vjeçarin te në një karburant në fshatin Shënkoll, ku e kanë dhunuar dhe më pas e kanë lënë në rrugë.

28-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”
Previous article KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT