Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm tëvitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026” ngaEuromoney, autoriteti më prestigjioz i industrisë financiareglobale. Një vlerësim i jashtëzakonshëm që e pozicionontashmë Credins bank si të parën dhe të vetmen bankë nëShqipëri të vlerësuar me këtë çmim për përgjegjësinëkorporative, duke i dhënë një tjetër dimesion një rrugëtimshumëvjeçar investimesh, projektesh dhe iniciativash me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe kominutet.
Ne nje mbremje gala e zhvilluar në Londër mblodhi drejtuestë lartë dhe përfaqësues të bankave dhe institucionevefinanciare nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer keteceremoni në një nga takimet më të rëndësishme të industrisëfinanciare globale. Mes emrave të mëdhenj, Credins bank përfaqësoi Shqipërinë në Euromoney, ku drejtuesve më tëlartë të bankës iu dorëzua çmimi “Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026”. Një çmim ky që merr njëdomethënie të veçantë jo vetëm për Credins bank, por edhepër përfaqësimin e Shqipërisë në një arenë të tillëndërkombëtare.
Pas këtij vlerësimi qëndron një punë e jashtëzakonshme dhenjë angazhim i ndërtuar ndër vite. Për gjate nje procesi te gjatedisa mujor vleresues, aktiviteti i Credins bank gjatë periudhës2024–2025 iu nënshtrua një procesi shume intensivdokumentimi, analizimi dhe prezantimi, duke sjellë në njëpanoramë të plotë përmasën e investimeve, projekteve, partneriteteve dhe të të gjitha iniciativave të realizuara duke prekur dhe impaktuar shoqerinë në çdo skaj të Shqipërisë. Njëproces që shkoi përtej evidentimit të shifrave apo rezultateve, duke dëshmuar kështu jo thjesht një model të konsoliduarsuksesi në përgjegjësinë korporative, por duke sjellë një epokëtë re të të bërit biznes. Një model ku suksesi financiar merrnjë dimension shumë më të madh dhe më human, duke u shndërruar në ndikim real dhe në vlerë të qëndrueshme dhezhvilluese për shoqërinë shqiptare.
Përmes vizionit të drejtuesve dhe aksionarëve të bankës, përgjegjësia korporative, tashmë e konsoliduar ndër vite, ështëvendosur në zemër të filozofisë së Credins, duke u kthyer nënjë nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe rrugëtimittë saj. Me të njëjtën ambicie me të cilën banka ka zgjeruarpraninë dhe rolin e saj në sistemin financiar shqiptar, duke u renditur ndër institucionet më me ndikim në vend, ka zgjeruaredhe hartën e kontributit të saj përmes qindra projekteve dhenismave sociale në fusha jetike për zhvillimin e vendit. Ngaarsimi, shëndetësia, arti dhe kultura, te sporti, mjedisi, teknologjia dhe mbështetja për komunitetet në nevojë, Credins ka shkuar përtej mbështetjes tradicionale, duke i dhënë njëdimension të ri investimit njerëzor dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe komunitetit. Vetëm gjatë vitit 2025, Credins bank realizoi 175 iniciativa në kuadër të përgjegjësisë korporative, të orientuara në linjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara, duke rritur kështu ndjeshëm kontributin në këtë drejtim dhenjëherazi duke zgjeruar çdo vit e më shumë numrin e përfituesve në të gjithë vendin. Një angazhim që dëshmonedhe një herë fuqinë dhe seriozitetin e Credins bank në çdonismë të ndërmarrë. Ky kontribut disa vjecar merr sot njëtjetër peshë përmes vlerësimit të Euromoney, një emër simboli ekselencës vlerësuese në industrinë financiare globale. Prejdekadash, Euromoney është një pikë referimi për industrinëbankare ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e ndryshme qëakordon ky institucion konsiderohen ndër vlerësimet më tërëndësishme, duke vendosur kështu përballë standardeve mëtë larta institucione financiare nga e gjithe bota.
Vlerësimi nga Euromoney i shtohet një historie tërëndësishme çmimesh që kanë vlerësuar ndër vite angazhimine Credins bank në përgjegjësinë korporative. Në vitin 2023, banka u shpall fituese e çmimit të parë “SDG Business Pioneers Albania”, në kategorinë e biznesit të madh, nëkonkursin e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuarapër Zhvillim (UNDP), duke u bërë banka e parë që merrtevlerësimin maksimal për kontributin e saj në fushën e përgjegjësisë sociale. Nga vlerësimi i Kombeve të Bashkuara, tek çmimi prestigjioz i Euromoney në Londër, Credins bank konfirmon kështu edhe një herë pozicionin strategjik dhevlerën absolute që ajo ka sot në fushën e përgjegjësisëkorporative në Shqipëri.“Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026” është një tjetër moment krenarie në historinë e bankës, por mbi të gjitha një arritje që i jep jehonë përtej kufijve një filozofie të lindur dhe ndërtuarme shumë përkushtim në vendin e vogël ballkanik, Shqipërinë.


