Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ëhstë tërhequr nga Reforma Territoriale dhe kërkon ta miratojë e vetme, duke vijuar me axhendën për shpopullimin e Shqipërisë.
“BE përcaktoi reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale. Të bindur se me Ramën ka vetëm antireformë, por në mbështetje të kërkesave të qytetarëve të shumtë nga mbarë territori i vendit, në mbështetje të përpjekjeve tona për një proces zgjedhor të lirshëm, në morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore. Me një kusht, reformën zgjedhore të merret ekspertiza e ODIHR, për territorialen të merret ekspertiza e kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të KiE. Përfaqësuesit e opozitës në këto komisione kanë dhënë kontribut të çmuar. Rama tërhiqet nga reforma territoriale duke vijuar me projektin për shpopullimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, tha Berisha.


