• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

17 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 59-vjeçar në Elbasan është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Autori 43-vjeçar që tentoi ta vriste u arrestua menjëherë, por të njëjtin fat e pësoi edhe i lënduari pasi refuzoi të jepte shpjegime për ngjarjen.

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.

Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.

Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.

I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston
Previous article POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston Aktualitet

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT