• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë ‘thyer’ rregullat e qarkullimit
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë ‘thyer’ rregullat e qarkullimit

17 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka bërë bilancin e punës gjatë 2 muajve të fundit. Drejtori Vilson Bala në një konferencë për shtyp tha se janë evidentuar 380 vepra penale, janë zbuluar 376, ose 98.94% e tyre, me 369 autorë, nga të cilët 65 janë arrestuar ose ndaluar, 296 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 8 janë shpallur në kërkim.

“Nga këto, 87 vepra penale, ose rreth 23%, janë krime kundër personit, kryesisht plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur 1 vrasje, 4 vrasje të mbetura në tentativë dhe 2 plagosje të rënda me dashje”, tha ai.

Bala theksoi se janë realizuar 8 operacione policore, në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, vjedhjeve dhe kapjes së personave në kërkim.

Për goditjen e veprimtarisë kriminale janë zhvilluar gjithsej 8 operacione policore, në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, vjedhjeve dhe kapjes së personave në kërkim. Si rezultat janë arrestuar 10 persona, 1 është proceduar në gjendje të lirë, 4 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, rreth 5.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe pajisje e sende të tjera të përdorura për veprimtari kriminale”, shtoi ai.

Sa i përket drejtuesve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, Bala tha se gjatë këtij intervali kohor janë vendosur 8 460 masa administrative dhe janë pezulluar 45 leje drejtimi

“Janë vendosur gjithsej 8 460 masa administrative, janë pezulluar 45 leje drejtimi, janë sekuestruar 3 mjete dhe janë ndaluar administrativisht 6 mjete. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18 aksidente me pasoja, kanë humbur jetën 5 persona, 1 person është dëmtuar rëndë dhe 20 persona janë dëmtuar lehtë”, tha ai.

Ndërkohë Gëzim Zhupa drejtori i vendores për Kufirin dhe Migracionin Korçë tha se kanë shtuar masat veçanërisht gjatë pikut të sezonit të verës.

“Duke qenë se periudha e analizuar përkon me nisjen e sezonit turistik veror 2026, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka ndërmarrë dhe po zbaton një sërë masash konkrete për menaxhimin e flukseve në 4 Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në hapësirat liqenore.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar garantimit të sigurisë në plazhin e Pogradecit dhe në hapësirat liqenore të Prespës. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse po monitorohet respektimi i kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në stacionet e plazhit, funksionimi i perimetrit të sigurisë, prania e vrojtuesve të plazhit dhe zbatimi i rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese”, tha ai ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen
Previous article PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese Aktualitet

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT