Teksa sot po mbahet protesta e 48, një incident është regjistruar pak para se të niste zyrtarisht tubimi. Pak para se kryeministrit Rama të dilte nga Kryeministria, duke i bërë kështu ‘karshillëk’ protestuesve, një qytetar pjesë e tubimit, ka protestuar afër makinës së kreut të qeverisë.
Siç shihet nga pamjet ai është ndaluar nga policia, ndërsa protestues të tjerë që ishin dëshmitarë deklaruan se personi në fjalë u fut dhunshëm në makinën e policisë.
Ndërkohë, pak çaste më vonë, shihet që eskorta e kryeministrit Edi Rama del nga Kryeministria dhe largohet në bulevard ndërsa aty ngjitur prej mbi 1 muaj mbahet një protestë që kërkon largimin e tij.


