• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat
Home
Politikë

HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat

26 June, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve në Akademinë e Sigurisë, pas helmimit të 64 kursantëve që dyshohet se u shkaktua nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Në një deklaratë për mediat, Salla bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

“Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, ndërsa Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur para drejtësisë përgjegjësit,” u shpreh ministri.

Salla kujtoi gjithashtu se në rastin e parë të raportuar në Akademinë e Sigurisë, analizat treguan se shkaku nuk lidhej me ushqimin, por me mungesën e higjienës.

“Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU),” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar
Previous article RAMA NDAN PAMJET/ Ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

s.autor

Postime të ngjashme

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes Politikë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT