Rikthehet kaosi në aksin rrugor Tuneli i Krrabës–rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit, ku pasditen e së shtunës qarkullimi është rënduar ndjeshëm.
Prej orës 14:30, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje shumë të ngadalta në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin dhe Juglindjen e vendit.
Shkak i situatës është fluksi i lartë i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, me qindra familje që udhëtojnë për fundjavë.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të menaxhuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet e plota, por drejtuesit e mjeteve theksojnë se mungesa e zgjidhjeve infrastrukturore e bën këtë skenar të përsëritet pothuajse çdo fundjavë.


