Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Palasë. Mësohet se një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi.
Më pas i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
“Himarë/Informacion paraprak
Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.


