• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME THAÇIN NË HAGË/ Spiropali: : Lufta për liri s’mund të njolloset! Gjykata Speciale të japë…
Home
Politikë

TAKIM ME THAÇIN NË HAGË/ Spiropali: : Lufta për liri s’mund të njolloset! Gjykata Speciale të japë…

3 November, 2025 s.autor Politikë

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali ka vizituar sot ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Hagë.

Në deklaratën e saj të shpërndarë në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se u ka shprehur krerëve të UCCK mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e popullit shqiptar, ndërsa shton se besimi i shqiptarëve kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.

“Është me rëndësi që të theksohet sërish që populli i Kosovës, djem dhe vajza u ngritën për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe jetën në atë vend dhe kurrsesi për të agresuar apo sulmuan një popullatë apo një vend tjetër.

Dhe kjo luftë për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet, dhe këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë, të mos shkelen me këmbë”, tha ajo.

Deklarata e plotë:
Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Hashim Thaçi dhe përmes i tij i dërgova të falat e mia dhe të qeverisë shqiptare dhe besoj popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë , sigurisht për të parë dy vendet tona sa më mirë. I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të qeverisë dhe kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike.
Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës, për të votuar Dhomat dhe Gjykatën Speciale, të mos kthehet në të kundërtën e vet, por të respektojë procesin e rregullt lidhor dhe të drejtat ligjore. Ne urojmë që besimi që shqiptarët, Kosova dhe Shqipëria kanë kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.
Është me rëndësi që të theksohet sërish që populli i Kosovës, djem dhe vajza u ngritën për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe jetën në atë vend dhe kurrsesi për të agresuar apo sulmuan një popullatë apo një vend tjetër.
Dhe kjo luftë për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet, dhe këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë, të mos shkelen me këmbë.
Besim deri në fund dhe jam e bindur se pas dëshmive që janë dhënë këtu dhe një procesi të rregullt ligjor do të mund të shohim drejtësi për luftëtarët, Kosovën dhe të vërtetën e saj”, tha ajo.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË BRAZIL/ Bankierja 28-vjeçare vritet nga një plumb ‘qorr’ gjatë një përleshjeje mes bandave
Previous article FORUMI MBI ZGJERIMIN E BE/ Rama të martën në Bruksel

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT