• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTATIVA E VRASJES SË SOKOL SANXHAKTARIT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Florenc Çapjan! Avokati: S’ka përdorur ‘SkyEcc’
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTATIVA E VRASJES SË SOKOL SANXHAKTARIT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Florenc Çapjan! Avokati: S’ka përdorur ‘SkyEcc’

30 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua në fillim të muajit maj nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”  në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.

Përmes avokatit, Çapja  ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në Elbasan.

Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Vrasja e Gentian Beqirit u krye në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Në fillim të janarit të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të sekuestruara Florenc Çapjas pasi që prej vitit 2022 nisi një hetim pasuror. Nga 10 pasuri të sekuestruara, 8 janë në emër të babait dhe nënës së Florenc Çapjas, të gjitha në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, që konsiderohet si bazë e grupit të strukturuar kriminal të Çapjave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON QËNDRIM KOLEKTIV KUNDËR IZRAELIT/ Macron: Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik
Previous article KUVENDI HAP DYERT PËR FËMIJËT ME RASTIN E 1 QERSHORIT/ Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT