• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI HAP DYERT PËR FËMIJËT ME RASTIN E 1 QERSHORIT/ Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë
Home
Politikë

KUVENDI HAP DYERT PËR FËMIJËT ME RASTIN E 1 QERSHORIT/ Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

30 May, 2025 s.autor Politikë

Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, salla e seancave plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

Në qendër të aktivitetit ishte prezantimi i Kushtetutës për Fëmijë, një botim i ri nga Shërbimi i Edukimit Qytetar që sjell me gjuhë të thjeshtë e ilustrime të krijuara nga vetë fëmijët parimet dhe vlerat e Kushtetutës sonë. Ky botim, i menduar si një mjet didaktik për mësuesit dhe nxënësit, synon të afrojë të vegjlit me idetë themelore të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti fëmijët dhe mësuesit e pranishëm, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ajo lexoi preambulën e Kushtetutës për Fëmijë dhe u dhuroi kopje të këtij botimi, duke i ftuar që ta përdorin si udhërrëfyes në rrugën e tyre drejt njohjes së të drejtave dhe përgjegjësive.

Ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë dhe kujdesemi për të ardhmen. Besojmë tek Zoti dhe tek vlerat që na bëjnë qytetarë më të mirë. Duam të jetojmë në paqe dhe të respektojmë dinjitetin e çdo personi”, tha Spiropali.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë nisma që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kontribuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për më të vegjlit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVA E VRASJES SË SOKOL SANXHAKTARIT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Florenc Çapjan! Avokati: S’ka përdorur ‘SkyEcc’
Previous article "NË QERSHOR HAPEN KAPITUJT..."/ Komisioneria Kos: Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT