GJKKO ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal në Shqipëri dhe Norvegji.
Sakaq, GJKKO ka dënuar edhe bashkëpunëtoren Anita Adiaj me 6 vite e 8 muaj burg, si pjesë e grupit kriminal.
Flori Pali është dënuar me 11 vite burg, pas zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe trafikim drejt Norvegjisë. Flori Pali ishte drejtues dhe organizator i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji (të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë), si dhe menaxhonte dhe pastronte të ardhurat kriminale në Shqipëri.
Ndërkohë Halit Xhini dhe Steven Cooper janë të dënuar në Norvegji për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.


