• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BISEDAT NË SKY ECC/ Ish-efektivi i RENEA-s komunikonte me Nderjakun për trafikimin e kokainës: Malli është 800-ësh
Home
Aktualitet
Kronikë

BISEDAT NË SKY ECC/ Ish-efektivi i RENEA-s komunikonte me Nderjakun për trafikimin e kokainës: Malli është 800-ësh

23 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga analiza e mesazheve të shkëmbyera mes Altin Morinës dhe Ekli Nderjakut në Sky Ecc rezulton se ata janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që operon në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Shqipëri. Komunikimet mes tyre, të cilat zbardhen në dosjen “Ura”, tregojnë përfshirje për transportin e lëndëve narkotike si kokaina.

Në një episod të datës 14 gusht 2020, Altin Morina përdor aplikacionin SkyECC për të komunikuar me Ekil Nderjakun në lidhje me një sasi kokaine të destinuar për tregtim.

“Menjëherë pas kësaj, vazhdoi shkëmbimi i mesazheve mdiis subjekteve të lartpërmendura, përmbajtja e të cilave ishte e lidhur me lëndën narkotike të fotografuar, kishte për qëllim të kuptonte origjinën, çmimin, cilësinë dhe sasinë  e saj.

Ekil Nderjaku: Ku osht kjo…Ca çmimi.

Altin Morina: 29.5

Ekil Nderjaku: Cmimi i mir qenka…Po mos o e lame (e preme).

Altin Morina: Ky shoku më tha jo…

Ekil Nderjaku: Ca o kjo shok. Colom apo Boliv. Do njoni 50 cop…dhe po pat i foto të thyne…

Altin Morina: Ta pyes shok edhe të them direkt.

Ekil Nderjaku: Kam disa që dun me e pa…Dun goxha…”

Të nesërmen, Altin Morina, duke përdorur përsëri SkyECC i komunikon Nderjakut informacion më të detajuar rreth sasisë së kokainës.

“Ditën tjetër, me datë 14.08.2020, Altin Morina duke përdorur Sky Ecc 1UN9CQ, me sa duket pasi mori një përgjigje nga mbajtësi i drogës, i komunikoi SkyEcc 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, sasinë e kokainës në dispozicion për tregtim:

Altin Morina: Më shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 1- copë paska…e lan mallin ky shok…ky më thotë co ndonji ti shohi ams (nep. Amsterdam)…me e pa mallin shok po më thot…co ndonjë shok po desh me e pa…do tak në shok se po vij për Durrës…”, thuhet në dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 80-VJETORI I TEATRIT KOMBËTAR/ Në skenë ‘Topazi’ i 1945-ës! Hapet arkiva me foto e dokumente të rralla
Previous article TË PËRFSHIRË NË GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL NË SHQIPËRI DHE NORVEGJI/ GJKKO dënon me 17 vite e 8 muaj vëllezërit Flori dhe Fredi Pali

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT