Panelistja e emisionit “Mirëmëngjes Britani”, Narinder Kaur, është përballur me një reagim të ashpër pas deklaratave se Kate Middleton është ‘plakur aq shumë’ pasi u kthye në detyrat mbretërore pas trajtimit të kancerit.
Ish-konkurrentja e “Big Brother” bëri komentin fyes në rrjetin social X teksa ripostoi një artikull në lidhje me Princeshën e Uellsit që merrte pjesë në përkujtimet e së “Dielës së Përkujtimit”, në Cenotaph.
51-vjeçarja, e cila shfaqet si komentuese në emisione, duke përfshirë GMB, GB News dhe Loose Women, shkroi:
“Pyetje- Përse Kate është plakur kaq shumë? A nuk është ajo vetëm 42 vjeç? A mos vallë është ndonjë duhanpirëse e madhe? Sepse ky do të ishte shpjegimi i vetëm”.

Tweet-i i Kaur shkaktoi një stuhi zemërimi, me përdoruesit e tjerë të X-it që e quajtën komentin “të tmerrshëm” dhe “të neveritshëm”.


