• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN BISEDAT NË SKY/ Talo Çela: Do iki në Brazil. Po dolën provat për Rinasit, e hëngra 20 vjet
Home
Breaking News

ZBARDHEN BISEDAT NË SKY/ Talo Çela: Do iki në Brazil. Po dolën provat për Rinasit, e hëngra 20 vjet

6 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në dosjen e SPAK, ka biseda edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2019.

Për këtë ngjarje, GJKKO dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Ai që konsiderohej numri dy i këtij grupi grabitësish, Klement Çala u dënua me 20 vjet ndërsa 6 të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, me me nga 17 vite burg secili.

Nga analizimi i bisedave të zhvilluara në SKY, rezultoi se përveç autorëve që ishin të identifikuar dhe të vënë nën akuzë, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe Altin Ndoci, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, i cili është vrarë dhe persona të tjerë.

Edhe për këtë ngjarje ka dhënë sqarime në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka deklaruar se i vëllai ka marrë nga Talo Çela 30 mijë euro, ndërsa vetë Talo ka marrë 600 mijë euro.
SPAK ka administruar ndër të tjera edhe një bisedë të zhvilluar në SKY mes Talo Çelës me Mikael Kamamin.

Mikael Kamami: Mos kanë përgjuar të shtëpisë së atij dhe mos ka dalë emri jot dhe i Altin Ndocit te shtëpia. Edhe mos mendojnë që ka qenë edhe Altini.

Mikael Kamami: Nuk ka thënë ai që strehonim një të Rinasit, kjo ka dalë nga bisedat e familjarëve.

Mikael Kamami: Eljo u bë xheloz kur bërë Rinasin dhe këtë ta tha në sy.

Mikael Kamami: E mbyllim këtë të Rinasit se për të tjerat s’ka asnjë provë.

Mikael Kamami: Me llafe s’të dënon kush në Gjykatë, se për këtë punë i kemi lekët, s’i kemi për me i mbajt poshtë jastëkut.

Talo Çela: Po kam frikë tjetër unë se gjithmonë s’ka provë, s’ka provë, por kam hall mos e ka vrarë dajën gabimisht një nga këta, si greku i vogël për shembull, që s’e takonte vëllain e dajës. Pse nuk e takonte ai? S’ka gjë të keqe edhe gabimisht tha ai, po s’ka gjë, robi e takon. Dhe dosja mbahet sekret dhe shpërthen në gjyqe ekspertiza për dajën e mbase del distancë e afërt, 2-4 metra distancë, gabimisht nga kallashi. I bie nga shokët. Se të zinjtë kanë pasë armë Bereta automatike, kanë gjuajtur nga mbi 50 metra larg. Nuk mund ta shpojë kokën tej e tej, por s’e di tani, ishalla. I kanë gjuajtur të zinjtë, mos të ngeli nga ana jonë, se vëllai i tij thotë është vrarë nga shokët gabimisht. Kjo është e keqe për të gjithë pastaj. Armët janë djegur me furgonat.

Me “greku” ata i referohen vëllezërve Çala, ndërsa me “spiuni”, Alkond Bengasit. Nga konteksti i bisedave rezulton që Talo Çela ka qenë shofer i automjetit të grabitjes në Rinas.

Talo Çela, i cili sot është një nga njerëzit më të kërkuar të Policisë së Shtetit, besohet se është larguar nga Shqipëria, duke u vendosur në një vend të Amerikës Latine, me identitet të ndryshuar. Çela që mes anëtarëve të grupit thirrej me nofkat “Moma”, “Katnari” e “Dhelpra”, del në komunikimet e SKY se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër.

Talo Çela: Do iki në Brazil, andej me emër tjetër. Po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI I IZRAELIT NDAJ IRANIT/ Alarmohet SHBA: thërret urgjent Gallant në Pentagon
Previous article SHPËRNDANIN KOKAINË NË ITALI/ Arrestohen 2 shqiptarë të dyshuar! Njëri u kap në praninë e një 70-vjeçareje

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT