SHBA është alarmuar nga përgatitja e Izraelit për ta sulmuar Iranin këto orë, ç’ka mund të destabilizojë jo vetëm rajonin, por edhe më gjerë. E përditshmja izraelite në gjihën angleze, Times of Israel, bën të ditur se Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant është thirrur urgjent në Shtetet e Bashkuara këtë javë, ku do të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin të mërkurën, njofton Pentagoni.
Kjo do të jetë vizita e tretë e Gallant në SHBA që nga fillimi i luftës një vit më parë, pas udhëtimeve në mars dhe qershor.
Ai pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Biden, por nuk janë paralajmëruar takime të tjera. Nuk ka asnjë koment nga pala izraelite.
Gallanti, i konsideruar gjerësisht si një zë i moderuar relativ, shihet si kontakti i preferuar i administratës Biden në qeverinë izraelite, në një kohë të mosbesimit në rritje midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilët nuk kanë folur për gati 50 ditë, pavarësisht kriza të mëdha gjatë asaj periudhe.
Gallant dhe Austin kanë folur mbi 80 herë që nga fillimi i luftës në Gaza.


