• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARA PËR KREUN E POLICISË/ Komisioni interviston 11 kandidatët, të premten Hoxha i çon listën Ramës
Home
Aktualitet
Kronikë

GARA PËR KREUN E POLICISË/ Komisioni interviston 11 kandidatët, të premten Hoxha i çon listën Ramës

25 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej orës 09:00 të mëngjesit të së mërkurës (25 shtator) 11 kandidatët për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan sipas rendit alfabetik, ku secili prej emrave pati në dispozicion 30-45 minuta për të dhënë argumentet mbi pyetjet që ngrihen në disa shtylla nga Komisioni i Posaçëm.

Sipas ligjit, pasi Komisioni do t’i dëgjojë e pyesë për platformën që ata kanë mbi mënyrën e drejtimit të organizatës së Policisë, duhet të dorëzojnë vlerësimin me sistemin e pikëve për çdo kandidat dhe t’i rendisë në listën me emrat e 11 konkurentëve.

Punën e Komisionit Vlerësues Ad-Hoc e ka ndjekur nga afër faktori ndërkombëtar, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Evropian.

Ligji parashikon, që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, listën e pikëzuar që do të marrë nga Komisioni, do t’ia paraqesë kryeministrit Edi Rama.

Për herë të parë, gara zhvillohet mbështetur në ligjin e ri për Policinë e Shtetit, ku bazuar te ky i fundit u skualifikuan 4 kandidatë që paraqitën interes për këtë garë.

11 kandidatët janë: Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa, Lutfi Minxhozi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Ilir Proda, Skënder Hita, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi dhe Rebani Jaupi.Kandidatët e skualifikuar ishin: Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËR VJEDHJE/ Arrestohet në Don Bosko shqiptari me dy emra, pritet ekstradimi drejt Italisë
Previous article DEBATI PËR SHTETIN "BEKTASHI"/ Rama nga New York: Fantazi, do t’i jepet status si një përfaqësi diplomatike

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT