• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR SHTETIN “BEKTASHI”/ Rama nga New York: Fantazi, do t’i jepet status si një përfaqësi diplomatike
Home
Politikë

DEBATI PËR SHTETIN “BEKTASHI”/ Rama nga New York: Fantazi, do t’i jepet status si një përfaqësi diplomatike

25 September, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i cilëson fantazi deklarimet se Urdhri Bektashi do të jetë shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë.

Nga New York, ku pati një bashkëbisedim me shoqata shqiptare, Rama u shpreh se Bektashinjve, do t’i jepet status si një përfaqësi diplomatike.

Ndër të tjera, Rama shtoi se kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare.

“Ajo që mund t’iu them është se prej kaq shumë vitesh sa unë jam në këtë vorbull publike, jam mësuar që kur them diçka të re ose kur flas për një projekt të ri, dëgjoj shumë çudira, po si këtë herë, asnjëherë. Këtë herë kam dëgjuar dhe kam lexuar çudira të jashtëzakonshme, por gjëja që më ka habitur më shumë është që çfarë padije e jashtëzakonshme ekziston për Urdhrin e Bektashinjve. Unë shumë miqësisht do ju sugjeroja të gjithëve që të lexojnë dhe të informohen për Urdhrin e Bektashinjve. Çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, çfarë roli ka pasur në fatet e kombit tonë dhe çfarë pasuri e madhe është për kombin tonë. Unë personalisht janë katolik, nuk janë mysliman, kam pas fatin që ta kem gruan myslimane, gjysmën më të mirë, kuptohet. Dy kalamaj i kemi ortodoks, sepse kështu i kemi pas ndërmarrjet e përbashkëta në të kaluarën. Në ndërmarrjen tonë të përbashkët kemi një çun, 10 vjeç do ta vendosi vet. Mund të thotë do bëhem budist, është në të drejtën e vet. Kështu që në këtë aspekt, të më thuash mua shtet islamik, po flet me një pjellë të imagjinatës, por jo me mua, e para.

E dyta, thënë kjo për çfarë përfaqëson Urdhri i Bektashinjve në historinë tonë si pasuri historike e kulturore patjetër që ky është një nga katër komunitetet. Janë edhe tre komunitete të tjera. Është komuniteti musliman, është komuniteti i krishterë ortodoks dhe është komuniteti katolik. Tani çfarë i bashkon këto të treja dhe i ndan, po ta shikosh? Këto të treja janë pjesë e tre komuniteteve shumë të mëdha të shtrira në të gjithë dynjanë, ndërkohë ky tjetri është një “komunitet si jetim”, sepse është një komunitet që e ka qendrën e vet botërore në Shqipëri dhe këtë as e kam bërë unë, e ka. Atëherë këto të tre të tjerë kanë jetën e tyre, kanë hapësirën e tyre shumë të madhe, kanë rrugën e tyre të sigurt sepse kanë mundësinë të marrin mbështetjen nga të katër anët, siç e kanë marrë dhe siç e marrin dhe siç do e marrin dhe e kanë të ardhmen e garantuar apo jo.

Ky tjetri është një komunitet, është një urdhër që mbahet me mundime të mëdha dhe që e ka kapacitetin e rrezatimit shumë të ulët, për shkak se kaq fuqi kanë. Tani, kemi ne interes kombëtar që ta ruajmë këtë pasuri, apo t’i lëmë fatit edhe po ju them unë, për pak dekada do të ketë njerëz të zakonshëm që do t’i përkasin për shkaqe historike, por nuk do të ketë më një sistem me të gjitha figurat që duhet të ketë në çdo vend etj. Nuk do të ketë më sepse fuqia dhe mundësia për ta prodhuar brezin tjetër e brezin tjetër nuk është. Të tjerët i shkollojnë imamët, i shkollojnë priftërinjtë në plot vende të botës, nuk ka asnjë problem. Janë gjithmonë e më të shkolluar, ikin atje, shkollohen, vijnë e vazhdojnë. Po ne? Ku do t’i shkollojmë? Si do t’i garantojmë vazhdimësinë e mbi të gjitha çfarë do të thotë që të krijohet një entitet sovran? Do të thotë që statusi i këtij Urdhri të ngrihet në një nivel maksimal dhe të ketë një rrezatim përtej atij perimetri të pronës së vet sepse janë në pronën e tyre ata, aty është prona e tyre, i kanë pasur denbabaden, ua mori komunizmi siç ua mori të gjithëve dhe e kanë prapë ata. Ky është në status si një përfaqësi diplomatike. Çfarë do të ndodhë tani? Shtet islamik brenda një shteti islamik? Çfarë janë këto muhabete kështu?”, theksoi kreu i qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA PËR KREUN E POLICISË/ Komisioni interviston 11 kandidatët, të premten Hoxha i çon listën Ramës
Previous article ANËTARËSIMI I UKRAINËS NË NATO/ Zelensky bisedë me Stoltenberg në New York

s.autor

Postime të ngjashme

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT