• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Trafik narkotikësh, arrestohen dy persona. Detajet nga operacioni
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Trafik narkotikësh, arrestohen dy persona. Detajet nga operacioni

5 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Fokus8”, i cili goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Jasin Avdi që transportonte lëndën narkotike, si dhe shtetasi Frrok Lleshi që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Policia ka sekuestruar 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Njoftimi zyrtar

Finalizohet operacioni i koduar “Fokus 8”, si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një tentative për trafikimin e lëndëve narkotike.Sekuestrohen 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Arrestohet një 20-vjeçar që transportonte lëndën narkotike, si dhe një shtetas tjetër që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Fokus 8”.

Gjatë operacionit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. A., 20 vjeç, dhe F. Ll., 23 vjeç, të dy banues në Konispol.

Në afërsi të fshatit Vrin, shtetasit J. A. dhe F. Ll. ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, shtetasi J. A. tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me F. Ll., i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ENVER BALLËS NË DURRËS/ Policia arreston edhe një 25-vjeçar. Ja roli që pati në krim…
Previous article "KA IKUR ME TË DASHURËN"/ Çfarë u gjet në telefonin e djalit që vrau babanë? Fotot intime që zbardhën krimin në familje

s.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT