• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA IKUR ME TË DASHURËN”/ Çfarë u gjet në telefonin e djalit që vrau babanë? Fotot intime që zbardhën krimin në familje
Home
Breaking News

“KA IKUR ME TË DASHURËN”/ Çfarë u gjet në telefonin e djalit që vrau babanë? Fotot intime që zbardhën krimin në familje

5 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Durrësi u trondit nga një tjetër krim në familje, ku në fokus është vrasja e kryefamiljarit.

62-vjeçari Enver Balla u vra me armë zjarri nga i biri, Esmerald Balla, i cili pas krimit e hodhi trupin e të atit në pus.

Pas disa ditësh, ai denoncoi rastin në polici, duke pretenduar se ka humbur kontaktet me të atin.

Por si u zbulua ngjarja?

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5” tregoi dinamikës e ngjarjes. Ai theksoi se autori ka deklaruar në polici se dyshon që i ati është larguar nga banesa me një grua që kishte krijuar një lidhje intime, e më pas mund të jetë vrarë nga ajo.

“Sa i takon dinamikës së ngjarjes me datë 13 i ndjeri është raportuar në polici se ka humbur kontaktet me familjarët e tij, ka qenë vetë autori i dyshuar, Esmerald Balla, i cili ka shkuar në policinë e Durrës se babai i tij është zhdukur nga banesa. Sipas tij, babai nuk ka arsye të zhduket nga banesa, madje duke ngritur pretendime se babai mund të jetë larguar nga banesa, për shkak të lidhjeve intime që kishte krijuar gjatë kohëve të fundit. Madje kishte pretenduar se kjo femër, person i cili nuk ekzistonte, sipas policisë, pasi nuk kishte ikur jashtë banesës, por ishte vrarë, mund të ishte autorja e vrasjes së tij”, tha gazetari Barkaj.

Pas këtij denoncimi, autori i ka nisur një mesazh vëllait të tij përmes një llogarie femre në “Instagram”, duke krijuar alibinë se viktima është larguar me të dashurën, njësoj siç edhe kishte dëshmuar në polici.

“I kishte çuar një mesazh duke i thënë mos e kërkoni Enverin, sepse ka ikur për pushime e nuk kthehet më”, tha ai.

Por gazetari Esido Barkaj informon se ishte kontrolli i telefonit të autorit që zbardhi ngjarjen. Në telefonin e tij janë gjetur gjurmë të llogarisë së rreme me të cilën i kishte nisur mesazhin të vëllain, si edhe foto të ndryshme intime.

“Gjatë kontrolli të telefonit të Esmerald Ballës janë gjetur tek fotot e fshira disa foto të femrave, intime, që tregon dhe detajin se i riu frekuenton eskorta, por janë gjetur edhe disa screenshot të profilit të Instagramit të gruas ku pretendohej se i kishte nisur mesazh të vëllait të tij”, shtoi ai.

Barkaj theksoi se djali dhe babai kanë debatuar përpara ngjarjes së rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Trafik narkotikësh, arrestohen dy persona. Detajet nga operacioni
Previous article PAMJET/ Udhëtimi drejt Greqisë kthehet në makth, pasagjeri tenton të hapë derën e aeroplanit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Deri në orët e pasdites janë raportuar 12 vatra, 8 janë shuar, 4 vijojnë aktive Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Deri në orët e pasdites janë raportuar 12 vatra, 8 janë shuar, 4 vijojnë aktive

INSKENOI VDEKJEN/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë Aktualitet

INSKENOI VDEKJEN/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë

E RËNDË NË TIRNAË/ 29-vjeçari gjendet pa jetë në parkimin e pallatit ku banonte Aktualitet

E RËNDË NË TIRNAË/ 29-vjeçari gjendet pa jetë në parkimin e pallatit ku banonte

Facebook Comments

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT