Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Zyber Zagradi , kamarieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autoreve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.
Shtetasit Zyber Zagradi dhe Mario Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Ishmi u ndalua në Korrik për kanosjen dhe më pas u la në masë sigurie më të butë nga gjykata, teksa konflikti siç duket nuk ishte shuar.


