Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.


