Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e trefishtë në Memaliaj, ku janë shoqëruar nga Policia e Gjirokastrës katër persona lidhur me ngjarjen. Një automjet tip BMW është gjetur duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët. Sakaq, viktimat janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).


