• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJA/ GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJA/ GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët

16 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e afatit të paraburgimit për 5 persona: Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, për një periudhë 3 mujore.

Afati i zgjatur i paraburgimit nis nga data 21 korrik deri më 21 tetor 2024. Brenda 15 ditëve mund të bëhet ankimimi i këtij vendimi në Apelin e Posaçëm. Ramazan Rraja u arrestua në prill të vitit 2023 pas një kohe të gjatë në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës në vitin 2019.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

‘2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3(tre) mujore, për personat nën hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, duke filluar ky afat nga data 21.07.2024 deri në datën 21.10.2024.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e GJKKO-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NXEHTI AFRIKAN "PUSHTON" VENDIN/ Qeveria miraton nesër reduktim të orëve të punës për administratën
Previous article 8 KËRKIM, ASNJË NË PRANGA/ SPAK me njoftim zyrtar: Si u pastruan 20 mln euro në inceneratorin e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT