Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin tonë prej disa ditësh, ndërsa i nxehti afrikan ka dhënë efektin e tij në të gjithë rajonin.
Ndërkohë që Kosova ka marrë vendim për reduktimin e orëve të punës si pasojë e vështirësisë nga situata me motin, një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në vendin tonë.
BalkanWeb mëson se Ditën e nesërme qeveria shqiptare pritet të miratojë propozimin për shkurtimin e orarit të punës në administratë.


