• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PARIS 2024″/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar
Home
Sociale

“PARIS 2024″/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar

16 July, 2024 s.autor Aktualitet, Politikë, Sociale

Atletja Luiza Gega, një nga sportistet e para të kualifikuara për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është zgjedhur flamurmbajtësja e Ekipit Olimpik Shqiptar. Flamuri iu dorëzua asaj nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në ceremoninë zyrtare të organizuar në Pallatin e Sportit “Feti Borova” nga Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e saj, Manastirliu vlerësoi punën gjatë viteve dhe përkushtimin e sportistëve, që arritën të bëhen pjesë e Ekipit Olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Paris 2024”.

“Është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën sportive. Me sportistë tanë elitar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk celebrojmë vetëm dedikimin dhe talentin e tyre por nderojmë frymën e përbashkimit që flamuri ynë përfaqëson, simbolikën e madhe dhe dorëzimin te ekipi ynë”
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe morale për sportistët dhe shprehu besimin se Shqipëria do të ketë një përfaqësim dinjitoz në Paris.

“Ky rrugëtim në këto Lojëra Olimpike është një dëshmi e angazhimit tuaj të palëkundur për sportin por nga ana tjetër dhe e mbështetjes sonë si qeveri një mbështetje që nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për ju”.

Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.

Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega, që do të garojë në 3000m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg), ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PËRFSHIRË NË DOSJEN "METAMORFOZA"/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani
Previous article DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Korçë, policia rrethon zonën, autori mbyllet në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT