• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I PËRFSHIRË NË DOSJEN “METAMORFOZA”/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani
Home
Aktualitet
Kronikë

I PËRFSHIRË NË DOSJEN “METAMORFOZA”/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani

16 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, është liruar nga qelia. Apeli i GJKKO ka vendosur masën arrest shtëpie për Breçanin.

Sipas njoftimit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:
– Pranimin e kërkesës; zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.B., me vendimin nr. 124., datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate dhe miratuar me vendimin nr. 87-2024-4 (1), datë 04.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij kodi.

– Urdhërohet lirimi i personit nën hetim E.B., nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

– Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën ***, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS URDHRIT TË GJYKATËS SË LARTË/ SPAK nis hetimet për 21 janarin. Do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës
Previous article "PARIS 2024"/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg Aktualitet

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT