• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E XHIMI BAKËS/ Gjykata e Fierit jep dënimin për 39-vjeçarin Xhuliano Mihon, përballet me dy vepra penale
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E XHIMI BAKËS/ Gjykata e Fierit jep dënimin për 39-vjeçarin Xhuliano Mihon, përballet me dy vepra penale

10 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

39-vjeçari Xhuliano Miho është dënuar me burg nga Gjykata e Fierit pasi akuzohet për vrasje të qëllimshme dhe për mbajtje të armëve të ftohta.

Xhuliano Miho vrau bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakën.

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në lagjen “11 janari’’ në Fier ku Miho plagosi me thikë disa herë 23-vjeçarin. I riu nuk arriti tu shpëtonte plagëve te marra dhe humbi jetën.

Ndërkohë dyshohet se shkak i këtij krimi të rëndë ka qenë divorci mes autorit dhe ish- bashkëshortes së tij, e cila së fundi kishte nisur një bashkëjetesë me 23-vjeçarin.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal ndaj shtetasit Xh.M., i cili pak ditë më parë goditi me mjet të mprehtë shtetasin Xh.B. I riu humbi jetën për shkak të plagëve të mara.

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2024, në lagjen “11 Janari”, Fier.

Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xh.M., Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMA IA ARRIN QËLLIMIT/ Komiteti i Përbashkët i Industrisë gati për të nisur punën për procesin e Matjes së Audiencës
Previous article "THJESHTRA KA PËRFITUAR..."/ Vajza e Linda Ramës padit Berishën dhe gjashtë deputetë për shpifje

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT