• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AMA IA ARRIN QËLLIMIT/ Komiteti i Përbashkët i Industrisë gati për të nisur punën për procesin e Matjes së Audiencës
Home
Sociale

AMA IA ARRIN QËLLIMIT/ Komiteti i Përbashkët i Industrisë gati për të nisur punën për procesin e Matjes së Audiencës

10 July, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Sot është finalizuar me sukses nisma e AMA-s për ngritjen e një prej instrumenteve më të rëndësishëm të tregut audioviziv.

Pas një pune 6-mujore, është zyrtarizuar Komiteti i Përbashkët i Industrisë, i cili do të hedhë hapat e mëtejshëm për fillimin e procesit të Matjes së Audiencës.

Pas një procesi nxitës për palët, drejtuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, pas disa tryezave të organizuara me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë OSHMA-ve dhe agjencive të marketingut, si dhe pas përzgjedhjes së 3 televizioneve bartës të licensave rajonale, KPI është e plotë dhe gati për të vijuar më tej.
Tanimë si një organizatë e plotësuar me të gjithë aktorët, KPI do të hedhë hapin e radhës, atë të regjistrimit në gjykatë e më pas vendimmarrjen për vijim e procesit.

Në takimin e organizuar sot në ambientet e AMA-s, Kryetarja Armela Krasniqi pasi ka vlerësuar vullnetin pozitiv të shprehur nga OSHMA-të për arritjen e këtij objektivi, ka theksuar edhe nje herë rëndësinë e Matjes së Audiencës si një instrument që jo vetëm ndihmon në forcimin e transparencës së tregut audioviziv në vend, por edhe si një instrument i rëndësishëm për identifikimin e shtrirjes së ndikimit mediatik të OSHMA-ve në publikun e gjerë.

Komiteti i Përbashkët i Industrisë është zgjedhur nga vetë OSHMA-të pjesëmarrëse në tryezat e organizuara nga AMA dhe ka 9 anëtarë në bazë të kritereve të vendosura nga vetë grupet e punës me përfaqësues të televizioneve.

Komiteti i Përbashkët i Industrisë përbëhet nga 3 televizionet kombëtare private, operatori publik RTSH, 3 televizione bartës të licencave rajonale dhe 2 kompani marketingu të përzgjedhura nga Shoqata e Agjencive të Marketingut që operon në vend./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Vendosja e parfumit në shtrat mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit!
Previous article VRASJA E XHIMI BAKËS/ Gjykata e Fierit jep dënimin për 39-vjeçarin Xhuliano Mihon, përballet me dy vepra penale

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT