• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E GENTIAN BEJTJAS/ Eksperti: Mund të jetë kryer nga grupi që ka të njëjtën “shkollë”. Autorët e kanë ndjekur gjithë kohën
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E GENTIAN BEJTJAS/ Eksperti: Mund të jetë kryer nga grupi që ka të njëjtën “shkollë”. Autorët e kanë ndjekur gjithë kohën

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top News foli për vrasjen e Gentjan Bejtjas mbrëmjen e 15 marsit në Fushë-Krujë.

Sipas ekspertit, mënyra sesi është ekzekutuar Bejtja është e njëjta metodë me të cilën janë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale dhe dyshohet se pistat që po hetohen janë përfshirja e viktimës në ngjarje të tjera kriminale apo informacioni që mund të ketë pasur për to.

“Janë të njëjtat metoda që po përdoren dhe të gjitha këto krime duken sikur i bën një dorë por janë grupe që kanë të njëjtën shkollë. Është diskutuar për disa pista, që ky person është përfshirë ose ka shumë informacion për ngjarje të bujshme ku kanë humbur jetën pjesëtarë të krimit të organizuar”– u shpreh profesori.

Më tej teksa foli për disa prej personave me të cilët Bejtja kishte pasur konflikte, si vëllezërit Durim e Valter Bami, Karamuço tha se pavarësisht atentateve të mëhershme ndaj 42 vjeçarit, në zonë nuk ishte vendosur asnjë kamera që mund të zbulonte autorët të cilët mendohet se kanë survejuar rrugën për ditë me radhë.

“Ky grup ka qenë bashkë, edhe këta që presupozohet ta kenë sulmuar edhe herë të tjera edhe viktima. Ka pasur konflikt shumë të madh dhe janë ndarë në dysh. Krahu tjetër vëllezërit Bami thirren gjithmonë në raste të tilla dhe u bëhet verifikimi. Ka pasur 3 raste, jemi në rastin e 4, dy rastet e tjera janë kryer tek banesa e babait, si ka mundësi nuk u vunë 2 kamera? Me atë mund të bëhej edhe zbulimi i autorëve të mundshëm sepse atë rrugë ata e kanë përshkruar dhe surverjuar gjithë kohën”– shtoi Karamuço.

Po ashtu gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se autorët e krimit kishin dijeni për vendndodhjen e Gentjan Bejtjës dhe për mënyrën sesi do të largoheshin nga vendngjarja.

“Ky është rasti për të treguar sesi dështon drejtëia kur ngre akuza për shtetas të ndryshëm si rasti i 42 vjecarit që është hetuar në vite të ndryshme për shumë ngjarje. Është pyetur për vrasjen e biznesmenit të kromit, për atentatin ndaj Mariglen Hakës, për ngjarje të ndodhura në Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, megjithatë të gjitha këto kanë qëndruar në rangun e dyshimeve. E fundit e finalizuar pikërisht në shtëpi në njërën nga banesat që i përkiste prindërve të tij. Është e qartë se autorët kishin shumë njohuri jo vetëm për vendndodhjen e tij por edhe mënyrën sesi do hynin dhe do largoheshin.”- tha gazetarja./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Mbytet 2-vjeçari afgan në Lezhë, po luante në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar
Previous article VRASJA E GENTIAN BETJES/ 25 të shoqëruar për atentatin në Fushë-Krujë, “të njohurit” e botës së krimit jashtë vendit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT