• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E GENTIAN BETJES/ 25 të shoqëruar për atentatin në Fushë-Krujë, “të njohurit” e botës së krimit jashtë vendit
Home
Breaking News

VRASJA E GENTIAN BETJES/ 25 të shoqëruar për atentatin në Fushë-Krujë, “të njohurit” e botës së krimit jashtë vendit

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre ditë nga ekzekutimi mafioz në Fushë-Krujë, ku humbi jetën 43-vjeçari Gentian Bejtja, policia e Tiranës ende nuk ka ndonjë emër të dyshuar si autorë për krimin.

Në lidhje me ngjarjen blutë kanë nisur analizat ku është fokusuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë së zonës si dhe në dëshmitë e personave të shoqëruar. Rreth 25 persona janë shoqëruar gjatë tre ditëve, për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve, mësohet se policia nuk ka përftuar të dhëna që do t’i çojnë tek autorët e këtij krimi. Të shoqëruarit janë lënë të lirë pasi ndaj tyre nuk ka prova për t’i fajësuar. Me interes për grupin hetimor është dhe pyetja e personazheve të njohur të botës së krimit në Fushë-Krujë, të cilët ndodhën jashtë vendit.

Katër vrasësit që për policinë besohet se ishin me pagesë kishin nisur organizimin e atentatit që pas tentativës së dështuar për të eliminuar Bejtjan. Bëhet fjalë për ngjarjen ku humbi jetën kunati i tij dhe u plagosën fëmijët, atentat në të cilin ishte shënjestër 43-vjeçari. Sigurimi i mjeteve për të kryer krimin, nisi rreth një muaj pas atentatit të korrikut të vitit të shkuar në shtëpinë e Bejtjas.Në muajin Gusht, autorët vodhën automjetin në Shkodër dhe targat në Tiranë. Autorët dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, jo vetëm për t’i larguar pas djegies së makinës, por edhe për të ndaluar energjinë e elektrike në zonë, kur të kryhej vrasja. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e lëvizjeve të autorëve të mos dokumentohet.

Ish-punonjësi i burgjeve u qëllua për vdekje pasditen e të premtes së shkuar në banesën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. 43-vjeçari ndodhej në banesën e prindërve, ngjitur me shtëpinë e tij. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po kalonte portën e përbashkët me banesën e prindërve.

Bejtja i ka shpëtuar dhe 2 atentateve të tjerë, në 2016 dhe në 2022-in. Bejtja i pyetur për disa ngjarje kriminale është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj pasi u akuzua së bashku me Enver Stafukën se kishin vjedhur makinën që u përdor në vrasje. Të dy u shpallën të pafajshëm nga Gjykata për mungesa provash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GENTIAN BEJTJAS/ Eksperti: Mund të jetë kryer nga grupi që ka të njëjtën “shkollë”. Autorët e kanë ndjekur gjithë kohën
Previous article TRUMP NË VËSHTIRËSI FINANCIARE/ Ish-Presidenti nuk mund të sigurojë paratë e garancisë në gjyqin për mashtrim

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT