• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAJDUTËT BËJNË “KËRDINË”/ 300 shtëpi të bastisura në Kavajë! Emigrantët kthehen për pushime: Gjetëm shtëpitë bosh
Home
Aktualitet
Kronikë

HAJDUTËT BËJNË “KËRDINË”/ 300 shtëpi të bastisura në Kavajë! Emigrantët kthehen për pushime: Gjetëm shtëpitë bosh

24 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtëpitë e braktisura të emigrantëve janë kthyer në shënjestër të hajdutëve në fshatin Synej të Kavajës. Me dhjetëra emigrantët u ngritën në protestë këtë të enjte duke kërkuar nga policia të mbrojë pronat e tyre.

Banorët e fshatit Synej në Kavajë kanë protestuar këtë të enjte kundër policisë së shtetit. Shumica prej tyre janë emigrantë që jetojnë jashtë vendit, dhe tashmë që janë kthyer për pushime kanë gjetur shtëpitë e bastisura.
“Këtu është bo nami. Këtu janë vjedh shpiat të gjitha, janë shkatërruar njerëzit po flenë njerëzit me stres. Kam dy javë që kam ardhur nuk kam pa asnjë polici natën”, thotë një emigrant

“Dy herë më kanë hyrë në shtëpi natën që isha jashtë. Kam ardhur tani në oborr të shtëpisë para, prap tentuan me u fut Brenda. Tani ky shtet po më detyron të marr kallashin e ta zgjidh vetë këtë punë. Po më detyron të bëhem vrasës se nuk ka hall këtu që zgjidhet”, thotë një banor tjetër.

“Janë vjedhur 5 palë shpi brenda ditës”- tha një banor.

Të revoltuar emigrantët shprehen se banesat janë vjedhur masivisht gjatë muajve të fundit.

‘Kemi marrë policinë në telefon dhe na janë përgjigjur nuk kemi çfarë ju bëjmë. Nuk e vranë mendjen fare. Prezantohen vetëm kur vijnë votimet, prezantohen vetëm për të vënë gjobën. Kur ka hajduta kur ka problem këto nuk duken fare”, shprehet një emigrant i ardhur.

“Shkoj në shpi dhe flej në tokë. Ato lecka që i kam vu në shpi jam torturuar me punë që i kam bo. Ti vjen mi vjedh. Çfarë është kjo kështu. Ka shtet apo nuk ka shtet. Atëherë kush e ka fajin këtu. Unë e them me bindje se këto 4-5 kokrra që janë bashkëpunojnë me policinë”- tha një emigrant.

“Po bëhet nami. Janë mbi 300 shpi që janë bërë akull. Këtu polici s’ka këtu shtet s’ka.’- tha një tjetër.

Sipas protestuesve, janë afro 300 shtëpi të vjedhura gjatë muajve të fundit, ndërsa policia e Kavajës tha se gjatë 8 muajve të këtij viti janë regjistruar 20 vjedhje në këtë fshat, nga të cilat 11 raste janë zbardhur. Hajdutët shfrytëzojnë daljet e shpejta në autostradë për t’u larguar, pas vjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KRITIKOI PËR ÇËSHTJEN BELERI/ Rama i shkruan gazetarit grek të ‘Kathimerinit’: Duhet të merrje edhe komentin tim...
Previous article EMRI/ Përshtati lokalin për të shitur drogë, arrestohet 39-vjeçari në Fier! Sekuestrohen 298 doza kokaine

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT