• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KRITIKOI PËR ÇËSHTJEN BELERI/ Rama i shkruan gazetarit grek të ‘Kathimerinit’: Duhet të merrje edhe komentin tim…
Home
Politikë

E KRITIKOI PËR ÇËSHTJEN BELERI/ Rama i shkruan gazetarit grek të ‘Kathimerinit’: Duhet të merrje edhe komentin tim…

24 August, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Një artikull kritikues për çështjen Beleri të shkruar disa ditë më parë nga gazetari grek Pavlos Papadoupolos, Kryeministri Rama i është përgjigjur në një mënyrë të veçantë.

Rama i ka shkruar personalisht gazetarit të të përditshmes ‘Kathemerini’, dhe i ka kërkuar që për shkrimin me fakte të fabrikuara dhe të shtrembëruara do të duhej të kishte marrë edhe argumentet e tija.

Kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar që edhe ai të ketë të drejtën e replikës në lidhje me artikullin.

‘Nuk u kujdeset që të paktën të më pyesnit për anën time në këtë proces. Pastaj të publikonit faktet e shtrembëruara apo të fabrikuara.’- i thotë Rama.

Në përgjigje gazetari grek fillimisht shprehet dyshues nëse ishte duke folur me Kryeministrin shqiptar apo jo, por megjithatë i shkruan se shkruan se është i lumtur që të flasë me të për çështjen ‘Beleri’ e se do të organizojë një intervistë në gazetën ‘Kathemerinin’ për çështjen Beleri.

‘Po, unë jam më shumë sesa i lumtur që të flas me ju mbi çështjen ‘’Beleri’’, gjithësesi është shumë e pazakonshme që një kryeministër të kontaktojë direkt një gazetar të huaj, që nuk e ka njohur më parë, nga telefoni i tij, te telefoni i këtij të fundit. Atëherë, më lejoni të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, nëse ju jeni vërtet ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurtë që ‘Kathimerini’ do të jetë e lumtur të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju, ku të gjitha argumentat tuaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek.

Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në Facetime dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju. Duhet ta informoj atë më parë. Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun.’- i përgjigjet gazetari grek.

Rama më pas i dërgon një video, që t’i verifikojë që është ai vetë. Të gjithë bisedën e veçantë me gazetarin grek Kryeministri Rama e ka publikuar në një video në Facebook.

Gazeta greke “Ekathimerini” i ka kushtoi një artikull çështjes “Beleri” më 20 gusht. Gazetari Pavlos Padapoulos analizonte situatën politike mesazhet që përcjell Athina dhe rolin e kryeministrit Rama në këtë çështje. Një tjetër çështje që shtron artikulli është dhe ajo e rivalitetit Rama-Berisha, ku Beleri mund të shihet si viktima e betejës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Drifting në sheshin “Nënë Tereza”, gjobitet drejtuesi i mjetit
Previous article HAJDUTËT BËJNË "KËRDINË"/ 300 shtëpi të bastisura në Kavajë! Emigrantët kthehen për pushime: Gjetëm shtëpitë bosh

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT