• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË “ÇMENDUR” PAS SHPEJTËSISË/ TikTok ‘pushtohet’ nga videot e të rinjve me mbi 270 km/h! Shoferi i ri: Është rrezik, por më jep…
Home
Breaking News

TË “ÇMENDUR” PAS SHPEJTËSISË/ TikTok ‘pushtohet’ nga videot e të rinjve me mbi 270 km/h! Shoferi i ri: Është rrezik, por më jep…

12 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“E di që është rrezik, por me jep shumë adrenalinë”, e nis videon e tij në TikTok një i ri shqiptar që shfaqet duke kryer manovra të rrezikshme nga njëra karrexhatë në tjetrën dhe shpejtësia shkon deri në 171 km/h.

Video është hedhur pas aksidentit tragjik te rreth rrotullimi i TEG-ut ku humbën jetën 3 të rinj nga 20 deri në 23 vjeç. Në një tjetër video shfaqen 3 të rinj, të cilët lëvizin me shpejtësi në zonë të banuar, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tjera. I riu ka zgjedhur ta shoqëroj videon me diçiturën “kur të kap 5 minutëshi”, brenda makinës ka shumë tension, njëri prej pasagjerëve paralajmëron për rrezikun në parakalimet në kthesa.

Më tej, në TikTok të shfaqen pafund video të tjera të rinjsh që lëvizin me më shumë se 250 km/h, edhe brenda tunelit të Kalimashit, njëlloj si në këto sekonda të xhiruara nga viktima Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ka kaluar 270 km/h.

Ka edhe nga ata të çmendur që me më shumë se 200 km/h drejtojnë makinën vetëm me një dorë, me tjetrën filmojnë në TikTok dhe e përshkruajnë thjesht me diçiturën “flakë”.

Pjesa më e madhe e videove i kanë të bllokuara komentet, por në ato pak që kanë lejuar ndjekësit e tyre të komentojnë bie në sy që një pjesë, të prekur edhe nga aksidenti i fundit, apelojnë për kujdes. “mami dhe babi po të presin në shtëpi”, “lëre adrenalinën, por mendo për ata që të presin në shtëpi” apo “adrenalina jote rrezikon jetën e të tjerëve”. Disa mbështesin në çmendurinë e tyre të shpejtësisë “të kuptoj shumë mirë vëllaçko”, “duke jetuar ëndrrën time”, “një jetë kemi, jepi gaz”.

Shumica e videove janë të xhiruara në autostradën Tiranë-Elbasan, afër rreth rrotullimi të TEG-ut, aty ku shpejtësia i mori jetën të enjten 3 të rinjve, shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj dhe 2 mikeshave të tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini. Në videot e kamerave të sigurisë dallohet që 20-vjeçari ka tentuar të frenojë, por shpejtësia e madhe nuk e fali, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës për të përplasur një tjetër mjet që ishte në lëvizje dhe murin anësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTET RRUGORE/ Policia shton kontrollet me makina inteligjente, pezullohen 109 patenta, vihen në pranga 8 shoferë
Previous article 45 MIJË TON KARBURANT KONTRABANDË BRENDA 5 MUAJSH/ Konfindustria: Të merren masa të jashtëzakonshme. Është shkelur embargo...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT