• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET RRUGORE/ Policia shton kontrollet me makina inteligjente, pezullohen 109 patenta, vihen në pranga 8 shoferë
Home
Breaking News

AKSIDENTET RRUGORE/ Policia shton kontrollet me makina inteligjente, pezullohen 109 patenta, vihen në pranga 8 shoferë

12 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve, duke përdorur bazën logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të clët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.1

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuara.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues.

Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabura dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie.

395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUIZ EJILLI BËHET MILIONER/ Kontratat që e presin pas daljes nga BBV dhe shumat që merr për një postim në Instagram
Previous article TË "ÇMENDUR" PAS SHPEJTËSISË/ TikTok 'pushtohet' nga videot e të rinjve me mbi 270 km/h! Shoferi i ri: Është rrezik, por më jep...

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT