• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATUAN ME KRYEMINISTRIN, PARLAMENTI DËBON DEPUTETËT/ Nga Etilda Gjonaj te Toni Gogu, kush janë socialistët që kërkuan përjashtimin të Palokës e Leskajt
Home
Politikë

DEBATUAN ME KRYEMINISTRIN, PARLAMENTI DËBON DEPUTETËT/ Nga Etilda Gjonaj te Toni Gogu, kush janë socialistët që kërkuan përjashtimin të Palokës e Leskajt

11 November, 2022 s.autor Politikë

Deputetët të cilët duartrokitën të mërkurën fjalimin e Kryeministrit Rama, i cili nuk kurseu asnjë fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës, u indinjuan dhe ndërmorën hap konkret ndaj dy deputetëve të opozitës Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, të cilët debatuan me fyerje të ndërsjellat me Kryeministrin Rama në një kohë kur kryetarja e Kuvendit kishte kërkuar 5 minuta pushim.

Gazeta “Panorama” mëson përmes burimeve se ndër deputetët që firmosën ndëshkimin e dy deputetëve demokratë ishin ish-ministrja Etilda Gjonaj, deputeti Toni Gogu dhe deputetja Blerina Gjylameti. Sipas dokumentit të dorëzuar në sekretari, deputetët e mazhorancës kërkuan përjashtimin e deputetëve demokrat për 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe nga Kuvendi.

KËRKESA

Baza Ligjore: Rregullorja e Kuvendit, neni 63 pika “ç”, “Masa Disiplinore” dhe neni 65/1 “Masa disiplinore e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë”

E nderuar zonja kryetare e Kuvendit,

Lidhur me fyerjen e rëndë të etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, të cilët ndoshta nën ndikimin e pijeve alkoolike përdorën një gjuhë të rëndë fyese, si dhe u sollën në mënyrë të pahijshme përpara zhvillimit të procesit të votimit të projektligjeve që shqyrtoheshin në ketë seancë, në një grup deputetësh paraqesim këtë kërkesë: Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63, pika “ç” dhe neni 65/1, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë; mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës së propozuar prej nesh”, thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë.

Ndërkohë më vonë, reagoi edhe Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, duke i akuzuar deputetët demokratë si të pirë, të shitur dhe pa fe e pa atdhe. Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë tha se seanca u mbyll me dy të dehur nga “Foltorja”, të cilët shanë me libër shtëpie në emër të popullit. Rama ka kritikuar qëndrimet e opozitës në seancën maratonë që zgjati dy ditë ku u diskutua buxheti 2023. Kryeministri tha se në 28 orë diskutime, asnjë nga partitë opozitare nuk pranuan që ka luftë në Ukrainë dhe asnjë nuk foli për lidhjen e këtij konflikti me krizën e çmimit të energjisë dhe inflacionit.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për buxhetin 2023, as PDja, as PF-ja dhe as PLja(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për ½ milionë USD të marra nga rusët. Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur ‘Shqipëria në Rrezik’ se harruan tekstin prej alkoolit. 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë”, shkroi Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK HA NDONJË KËRRMË. O I PAFYTYRË..."/ Zbardhet sherri i plotë i Edi Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj! Ç’ma luan kokën...
Previous article DEBATE NË KOMISIONIN E SIGURISË/ Salianji për Ardi Veliun: Pocaqi, poshtërsi që vendosni një analfabet në krye. Deputeti i PS: Jeni në depresion

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT