• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IK HA NDONJË KËRRMË. O I PAFYTYRË…”/ Zbardhet sherri i plotë i Edi Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj! Ç’ma luan kokën…
Home
Politikë

“IK HA NDONJË KËRRMË. O I PAFYTYRË…”/ Zbardhet sherri i plotë i Edi Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj! Ç’ma luan kokën…

11 November, 2022 s.autor Politikë

Seanca plenare që do duhej të ishte më e rëndësishmja për qytetarët për shkak se diskutohej buxheti dhe politika fiskale për vitin që vjen, nisi si një betejë rruge dhe përfundoi si e tillë. Autor kryesor si në fillim dhe në fund ishte Kryeministri Edi Rama.

Pas debatit të nisjes së seancës plenare ditën e mërkurë, ku kreu i qeverisë iu drejtua me një sërë fjalësh fyese deputetëve të opozitës, kreu i qeverisë u rikthye në Parlament ku diskutohej buxheti në fund të seancës e ku sërish u përfshi në një debat të ashpër me kundërshtarët e tij politikë. Debati nuk ishte mbi pikëpamjet e ndryshme për buxhetin, por se kush kishte virtyte më të degjeneruara.

Ndërsa në foltoren e Parlamentit po mbante fjalën e tij deputeti socialist Toni Gogu, i cili shënoi edhe përmbylljen e diskutimeve për buxhetin, në seancën plenare nisën të mblidheshin edhe deputetët, të cilët më herë disa ishin në kafenenë e Parlamentit disa të tjerë as që nuk ishin fare në ambientet e këtij institucioni. Deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj ishin dy prej ligjvënësve që u futën në sallën plenare për të votuar për projektbuxhetin pasi më herët kishin qenë në kafenenë që është vetëm për deputetët brenda Parlamentit.

Ndërkohë pasi Toni Gogu mbaroi fjalën, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkoi 5 minuta pushim sapo teknika e Kuvendit të bëhej gati për të votuar elektronikisht. Në këtë moment, Bujar Leskaj u ul në karrigen e tij, ndërsa deputeti tjetër Edi Paloka nuk ishte ulur akoma. Në atë moment, dy ligjvënësit bisedojnë me njëritjetrin, por për shkak të largësisë nuk dëgjohen se për çfarë. Më pas ndërhyn Kryeministri Rama, i cili i drejtohet duke i thënë që të shkojnë të pijnë alkool sërish. Nga ana tjetër, ishte Edi Paloka, i cili ndërhyri duke i thënë Kryeministrit Rama nëse e kishte ndërruar pjatën. (Proces të cilin e përdorin ata të cilët konsumojnë kokainë).

Më pas deputeti Leskaj shihet duke i folur Palokës, ndërsa nga vendi ku qëndronte Kryeministri Rama i drejtohet sërish Leskajt duke e pyetur se çfarë ka dhe pse ndërhyn. Por deputeti demokrat i kthehet duke e pyetur se përse bën si i fortë pasi ai nuk ishte duke folur me të, por me kolegun e tij. Madje, Leskaj i thotë se nuk i rr…. farë për të (Kryeministrin). Debati ka vijuar me Kryeministrin, i cili i thotë se ata janë ordinerë dhe se janë të pijshëm në seancën parlamentare.

Por Leskaj e mohon dhe i drejtohet kreut të qeverisë, duke i thënë që të përdorë mall të mirë, duke nënkuptuar lëndën psikotrope (kokainë). Sërish ka ndërhyrë Kryeministri nga vendi duke iu drejtuar që deputeti demokrat të shkojë të konsumojë ndonjë kërmë. Por këtu deputeti vlonjat iu kthye duke i thënë “kërma e satëme”. Debati vijoi me kërcënimin e Kryeministrit se do ta shkatërronte dhe me përjashtimin e tyre me 10 ditë nga Parlamenti.

Momente nga debati pa mikrofona i Ramës me Palokën e Leskajn Kryetarja e Kuvendit i jep 5 minuta pushim sa të bëhej teknika gati për votimin e buxhetit, Kryeministri i drejtohet Edi Palokës dhe Bujar Leskajt: Ikni pini tani

Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.

Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.

Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës

Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?

Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?

Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Siiiiii?

Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rr…. fare për ty

Edi Rama tund kokën dhe pi ujë

Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.

Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërm

Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…

Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe

Edi Paloka afrohet drejt Kryeministrit: Kujt i bën presion ti mo. Ore legen, ty të njeh mirë e gjithë Tirana që je legen. O i pafytyr. O b.q. se s’të njohin këta ty, por unë të njoh mire se kush je. Mos kujto se do jesh gjithë kohën me këtë (gardën). Nuk do të mbrojnë këta.

Edi Rama: Po ju jeni tapë more, po ik andej..

Edi Paloka: Jemi ne tapë?! Po ti nga e di ti?! E ndërrove pjatën ti? Ke marrë ‘vizë’?

Edi Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë

Më pas Edi Rama i drejtohet Lindita Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy (Edi Paloka dhe Bujar Leskaj) që të freskohen?

Gazment Bardhi: Po kush je ti mo që të jep urdhra të dalin jashtë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË RINJTË PO IKIN, RAMA PËRGJEGJËSI..."/ Meta: Zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës, ora e llogaridhënies për të po afron
Previous article DEBATUAN ME KRYEMINISTRIN, PARLAMENTI DËBON DEPUTETËT/ Nga Etilda Gjonaj te Toni Gogu, kush janë socialistët që kërkuan përjashtimin të Palokës e Leskajt

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT