• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ 17 shpërthime me tritol brenda 5 muajsh, në shënjestër edhe policë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ 17 shpërthime me tritol brenda 5 muajsh, në shënjestër edhe policë

8 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Automjeti i Lulëzim Muçës, polic i qarkullimit rrugor në Kavajë u hodh në erë pak para mesnatës.

Në pjesën e pasme të makinës së tij ishte vendosur një sasi tritoli.

Rreth orës 4 të mëngjesit në Durrës, një sasi tjetër tritoli shpërtheu në dyqanin e rrobave të reperit ‘Noizy’.

Por këto janë 2 nga 17 shpërthimet me tritol që kanë ndodhur brenda 5 muajve të fundit.

Në 4 raste në shënjestër kanë qenë efektivë policie.

“Alarmi parë është që është rikthyer tritoli në Shqipëri, ngjarjet po bëhen me eksploziv, është rikthyer viti 2013-2014. Janë shumë të lakmuara nga grupet kriminale, pasi shpërthimi me eksploziv nuk lë gjurmë. Alarmi dytë pastaj është që këto eksploziv po vihen ndaj funksionarëve publikë, ndaj efektivëve të policisë së shtetit. Sinjali më i madh është që grupet kriminale kanë ngritur dorë kundër shtetit”, thotë Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.

Shkodra, Tirana, Durrësi dhe Vlora janë qytetet ku ndodhin më shumë shpërthime me tritol, por nga sigurohet eksplozivi?

“Duhet bërë një hetim mbi inventarin e eksplozivëve në Shqipëri. A është një inventar që vjen nga kompanitë e licencuara që merren me shpërthime në gurore etj., apo është një inventar që ne e kemi nga 1997 apo është një eksploziv që vjen nga jashtë. Kemi pasur grupe që e kanë sjellë nga Mali i zi. Është një alarm, një rrezik i shtuar për sigurinë publike”, shprehet Karamuço.

Sipas statistikave të këtij viti, çdo 9 ditë në vend ndodh një shpërthim me tritol por në asnjë rast nuk është zbuluar autori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKOJNË.../ Arrestohen 8 shqiptarë, trafikonin heroinë dhe kokainë në Francë
Previous article RRËFIMI/ Etien Cani mohon të ketë takuar Çapjat: Është “fantazi” e Ervis Bardhit

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT