• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Etien Cani mohon të ketë takuar Çapjat: Është “fantazi” e Ervis Bardhit
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI/ Etien Cani mohon të ketë takuar Çapjat: Është “fantazi” e Ervis Bardhit

8 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ardian Çapja nuk do të dëshmojë për llogari të prokurorisë në procesin që po zhvillohet ndaj tij, ku akuzohet si porositës i vrasjes së Gentian Beqirit në 2012 në Elbasan. Prokurori deklaroi në seancë se tërhiqet nga pyetja e Çapjes duke theksuar se nuk ka pyetje për të.

Në seancë ka dëshmuar për gati 3 orë e gjysmë i pandehuri Etien Cani. Ai ka rrëfyer njohjen me Gentian Beqirin të cilin e konsideronte shokë të ngushtë. 31-vjeçari theksoi se nuk e ka takuar asnjëherë Ardian dhe Florenc Çapjan duke theksuar se takimet janë fantazi e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi.

Po ashtu, Cani ka mohuar që të kishte njohje të mëparshme edhe me Klajdi Dokollin të cilin pretendon se e ka takuar për herë të parë në Drejtorinë e Policisë kur është arrestuar.

Gjatë pyetjeve, Cani u përplas me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhi pasi deklarimet e tyre ishin të ndryshme. 31-vjeçari i tha gjykatës se Gentian Beqiri dhe Ervis bardhi ishin marrë që të dy me trafik dhe kanë pasur konflikte kur humbi sasia prej gati 100 kilogram hashash.

Etien Cani theksoi se Beqiri i kishte shprehur shqetësimin se mund t’i kenë bërë një kurth, pasi për humbjen e lëndës narkotike ishin fajësuar njerëzit e Beqirit.

Cani po ashtu i tha togave të zeza që nëse do e dinte që Ervis Bardhi do të vriste Gentian Beqirin, do i kishte treguar këtij të fundit.  31-vjeçari ka theksuar se disa muaj pas ngjarjes mamaja e Gentian Beqirit i kishte thënë “ju maskarenj me keni vrarë çunin”.

E për këtë arsye është bërë ballafaqimi në atë kohë në policinë e Elbasanit.  Vrasja u krye nga Olsi Leku dhe Ervis Bardhi. Në seancën e radhës nëse do të japë pëlqimin do të pyetet Klajdi Dokolli, i cili është i sëmurë në spital të burgut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ 17 shpërthime me tritol brenda 5 muajsh, në shënjestër edhe policë
Previous article "DO SHKURTOJË 73 HERE DISTANCËNN"/ Urë që lidh Velipojën me Ulqinin, Rama dhe Abazoviç prezantojnë projektin

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT