• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I RRUGËS SË RINASIT/ Protestuesi: Kemi duruar lloj-lloj deputetësh, nesër mund të nxjerr…
Home
Aktualitet
Kronikë

BLLOKIMI I RRUGËS SË RINASIT/ Protestuesi: Kemi duruar lloj-lloj deputetësh, nesër mund të nxjerr…

3 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e Rinasit dolën në protestë në ditën e dytë për të kundërshtuar vendimin e ARRSH që rrugën drejt aeroportit “Nënë Tereza” e ka bërë me një sens lëvizje. Ata thanë se iu është bllokuar arteria kryesore e lëvizjes. Po ashtu, ata u shprehën se do të vijojnë me protestat.

“Neve na kanë bllokuar arterien kryesore. Ambulanca në Rinas, shkolla është këtu. Për 2 kilometra duhet të dalim 20 kilometra. Kështu nuk bëhet. Kemi duruar sa kemi duruar, nuk shkon më kjo punë. Nëse hapet kjo jemi në rregull edhe ikim në shtëpi që tani. Edhe punë nuk kemi nga shkojmë. Do ta vazhdojmë protestën derisa të marrë rrugë kjo punë. Kemi duruar lloj-lloj deputetësh, lloj-lloj mashtrimesh nga 12 vjet, nga 30 vjet se të gjithë një fytyrë kanë”, u shpreh një prej banorëve për Klan News.

“Deri kur të hapet rruga, çfarë të bëjmë? Veç rrena janë, veç fjalë koti”, tha një tjetër.

“Edhe për këmbësorët nuk ka rrugë këtu. Këtu ndodhin aksidente çdo ditë, shteti nuk bën gjë. Sa herë vijnë votimet kemi kërkuar si për varrezat, si për rrugë, si për çdo gjë, shteti thjesht e ka quajtur Rinas dhe hajd. Këtë kërkojmë dhe ne, vetëm hapjen e rrugës, të kalojnë banorët lirshëm. Do vazhdojmë protestën, nesër mund të nxjerr edhe fëmijët në rrugë”, u shpreh një tjetër.

Banorët bllokuan lëvizjen drejt aeroportit pasi u ulën në mes të rrugës duke e bllokuar atë.

ARRSH ka vendosur për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu drejt Rinasit do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FËMIJA KA QENË I FORMUAR..."/ Detaje të reja nga ngjarja horror në Korçë
Previous article ZBARDHEN DËSHMITË/ Vrasja e studentes, greku dhe shqiptari ia hedhin fajin njëri-tjetrit

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT