• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FËMIJA KA QENË I FORMUAR…”/ Detaje të reja nga ngjarja horror në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

“FËMIJA KA QENË I FORMUAR…”/ Detaje të reja nga ngjarja horror në Korçë

3 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mostrat e foshnjës së gjetur pa jetë një ditë më parë, e mbyllur në një valixhe dhe e lënë në një dollap, brenda banesës së 40 vjeçares Valmira Hasimllari janë dërguar për ekspertizë të mëtejshme pranë mjekësisë ligjore në Tiranë.

Mjekët ligjorë të shërbimit spitalor të Korçës kërkojnë dy gjëra, moshën e foshnjës, për të dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një lindje të zakonshme dhe jo abort. Burime të siguruara thanë se fëmija ka qënë i formuar plotësisht çka tregon se kemi të bëjmë me një lindje duke hedhur poshtë dyshimet e një aborti.

Bashkëshorti i 40-vjeçares një ditë më parë jashtë kamerave tregoi se ka dyshime të forta për atësinë. Nga ana tjetër 40 vjeçarja Valmira Hasimllari nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatëzanisë së saj dhe lindjes së foshnjës. Kjo për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ajo çfarë është mësuar ka të bëjë me asistencën që i kanë dhënë familjarët e saj pas lindjes, duke e çuar në spitalin e Korçës. Në ato momente për shkak të anemisë së theksuar dhe hemoragjisë gjatë lindjes 40 vjeçarja ka qënë në rrezik për jetën.

Një burim tha se krahas familjarëve ka qënë dhe bashkëshorti i saj ai që e ka dërguar në spital, i cili vetëm një ditë më parë ka qënë kontradiktor në deklarimet e tij kur është shprehur se ka pasur dyshime për një abort të bashkëshortes. Nga ana tjeër burime që vijnë pranë shtëpisë së lindjes në Korçë pranohet zyrtarisht se 40-vjeçarja prej muajit janar nuk rezulton të ketë pasur vizita mjekësore pranë këtij institucioni.

Në kushtet kur grupi i hetimit e ka të vështirë të marrë në pyetje për të gjitha rrethanat 40 vjeçaren është në pritje të përgjigjeve të mjekësisë ligjore për të pasur një pistë të qëndrueshme për ngjarjen. Megjithatë gjatë dy ditëve oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje familjarë të 40-vjeçares, bashkëshortin e saj si dhe fqinjët që kanë pasur kontakte me të.

40-vjeçarja Valmira Hasimllari jetonte në një lagje periferike të qytetit të Korçës me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autizmit si dhe bashkëshortin e saj i cili më shumë qëndronte në emigracion sesa pranë familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROVIZIONI/ Ronela Hajati vazhdon të nxisë komente, gjerdani i kushton më shumë se 10 mijë €
Previous article BLLOKIMI I RRUGËS SË RINASIT/ Protestuesi: Kemi duruar lloj-lloj deputetësh, nesër mund të nxjerr...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT