• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kreu i OBSH: Faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, por është e rrezikshme të themi se…
Home
Jetë

COVID-19/ Kreu i OBSH: Faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, por është e rrezikshme të themi se…

24 January, 2022 s.autor Jetë

Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime.

“Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai.

“Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”.

Ai u ka thënë ministrave të shëndetësisë dhe zyrtarëve nga 34 shtete se tanimë është tejkaluar mungesa e vaksinave dhe sfidë logjistike përbën procesi i dërgimit të dozave në të gjitha kombet.

Megjithatë, shefi i OBSH-së ka bërë thirrje për kujdes.

Ai ka thënë se përhapja e shpejtë e variantit Omicron të koronavirusit nënkupton se 100 raste të reja janë raportuar çdo tre sekonda në OBSH, javën e kaluar.

Një vdekje është raportuar çdo 12 sekonda.

“Është e rrezikshme të deklarojmë se Omicron do të jetë varianti i fundit dhe se jemi në fund të luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, 85 për qind e popullsisë në Afrikë nuk e ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Nëse 70 për qind e popullsisë së secilit shtet vaksinohet në muajt e ardhshëm, virusi mund të mposhtet, ka shtuar Tedros.

Ai ka thënë se trajtimet për këtë virus duhet të përmirësohen, në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË BELGJIKË/ Si u eliminua i forti i Elbasanit! Bledar Muça, krahu i djathtë i Çapjave dyshohet se u vra për hakmarrje
Previous article "VOTUAN NJËRI-TJETRIN SI INTELIGJENTË"/ Donaldi pret çdo gjë në shtëpinë e BB VIP, përveç aleancës...

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT