• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DHUNUA NGA GRABITËSIT/ Flet biznesmeni: Më lanë në gjak, më prenë gishtin…
Home
Aktualitet
Kronikë

U DHUNUA NGA GRABITËSIT/ Flet biznesmeni: Më lanë në gjak, më prenë gishtin…

24 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer grabitjen dhe dhunën që ka ndodhur ndaj tij nga 10 persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ishte duke fjetur së bashku me familjen në banesën e tij në Nikël të Fushë Krujës, kur në orë 1 të natës kanë hyrë persona të armatosur, e kanë lidhur dhe më pas gjuajtur me qytën e armës dhe dhunuar, madje i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ai kërkon nga policia të gjejë autorët.

“Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më”, tha i dhunuari.

Ai trego edhe tmerrin e grabitjes kur tha se ishte në gjumë dhe në momentin që hapi sytë ka parë automatikun në kokë dhe më pas është dhunuar. Ai thotë se ishin 10 persona që kishin rrethuar të gjithë shtëpinë.

“Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ÇARÇAFËT E "LYER" ME GJAK TE KASAFORTA E "SHQYER"/ Ja çfarë ka "ndodhur" në shtëpinë e biznesmenit të grabitur
Previous article DALIN PAMJET/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për...

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT