Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku ka shpërthyer një bombol gazi.
Rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatim në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Elbasan- Më datë 06.10.2021, rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatim në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.
Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


