• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINISJA E TENSIONEVE ME TAJVANIN/ Biden: SHBA dhe Kina do të zbatojnë marrëveshjen, e kemi bërë të qartë që…
Home
Nderkombetare

RINISJA E TENSIONEVE ME TAJVANIN/ Biden: SHBA dhe Kina do të zbatojnë marrëveshjen, e kemi bërë të qartë që…

6 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping janë pajtuar për të zbatuar “marrëveshjen për Tajvanin”.

Biden duket se i është referuar politikës së Uashingonit për “një Kinë”, e cila njeh Kinën dhe jo Tajvanin.

Megjithatë, kjo marrëveshje i mundëson Uashingtonit të mbajë marrëdhënie “jozyrtare” me Tajvanin.

“Kam biseduar me presidentin Xi për Tajvanin. Ne jemi pajtuar se do të zbatojmë marrëveshjen për Tajvanin”, ka thënë presidenti Biden.

“Ne e kemi bërë të qartë se unë nuk mendoj që ai duhet të bëjë diçka tjetër përveç zbatimit të marrëveshjes”.

Ky njoftim vjen në kohën e përshkallëzimit të situatës në mes të Tajvanit dhe Pekinit.

Kina ka dërguar “numër rekord” të aeroplanëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes së Tajvanit për katër ditë me radhë.

Disa analistë kanë thënë se këto veprime mund të jenë paralajmërime për presidentin e Tajvanit pak ditë para shënimit të ditës kombëtare.

Tajvani ka kushtetutën e vet, ushtrinë dhe liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e konsideron veten shtet sovran.

Megjithatë, Pekini e sheh Tajvanin si provincë të veten dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për t’u bashkuar me këtë ishull.

Politika “Një Kinë”, të cilës besohet se i janë referuar Biden dhe Xi është gurthemel i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mirëpo dallon prej parimit Një Kinë, sipas të cilit Kina insiston që Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës dhe një ditë do të bashkohen.

Të mërkurën, ministri për mbrojtje i Tajvanit ka thënë se tensionet ushtarake me Kinën janë në pikën më të keqe në më shumë se 40 vjet./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BERISHËN E SHOQËRUAN ISH-DREJTORË"/ Akuza e deputetit të PD: S’dolën në fushatë në Vlorë se kishin frikë nga qytetarët se do u kujtonin bakshishet
Previous article E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, digjet një banesë

s.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT